Advertisement

Eksitohen kur partneret i gërvishtin lehtësisht në kurriz dhe jo vetëm…/Gjithçka që duhet të dini rreth fetishizmit!

Fetishi është objekt i admirimit, gjë që mund të jetë çdo gjë nga ora deri te kamxhiku. Si meshkujt dhe femrat, e pohojnë se një bark i sheshtë ngjall joshje. Por ka të tjerë që eksitohen nga një bark i rrumbullakët me disa kilogramë më shumë, madje prekja i sjell kënaqësi të mëdha seksuale. Ja që kjo modë, e cila është përqafuar më tepër nga të rinjtë, njihet si fetishizëm, por kushdo që eksitohet nga piercing-u në gjuhë, bark apo kudo tjetër, është pjesë e kësaj kategorie.

Për habi, studimet kanë vërtetuar se janë femrat ato që dominojnë dhe meshkujt ata që nënshtrohen në lojërat e tilla seksuale. Meshkujve iu pëlqen të puthin, thithin, kafshojnë apo lëpijnë këmbët. Shumë prej tyre nuk arrijnë të eksitohen nëse këmbët e femrës nuk iu duken tërheqëse. Nga ana tjetër, tek femrat ka një tjetër fiksim që ka të bëjë me duart e partnerit. Atyre iu pëlqen të puthin ose thithin gishtat e duarve.

Këta fetishistë eksitohen kur partneret i gërvishtin lehtësisht në kurriz me thonj, ndërsa të tjerë joshen teksa puthen nga një femër, e cila mban një buzëkuq të ndezur. Flokët nuk janë ndonjë surprizë e veçantë, pasi kush më pak a më shumë, tek meshkujt, flokët e një femre kanë qenë përjetësisht eksituese për ta. Nga ana tjetër ka femra të cilat joshen nga meshkujt tullacë, madje atyre iu pëlqen t’i fërkoj në atyre kokën si një shenjë eksitimi.

Besojeni ose jo, por shumë variante që kanë të bëjnë me ujin, janë eksituese si për femrat, edhe për meshkujt. Shumë femra preferojnë të bëjnë seks teksa dëgjojnë një zhurmë uji që rrjedh, qoftë shi apo dush. Fetishistëve iu pëlqen të shikojnë pornografi apo edhe një çift tjetër duke kryer marrëdhënie, në mënyrë që të eksitohen. Këtë fiksim e kanë më shumë meshkujt.