Advertisement

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Së fundmi reperi britanik Akala hodhi poshtë thashethemet për një romancë me Angelina Jolie. Ndërsa mbërriti me Chanelle Newman, ai e prezantoi atë me të ftuarit si të dashurën e tij, duke i dhënë fund spekulimeve për marrëdhënien e tij me aktoren e Hollivudit. Sipas Daily Mail, Chanelle thuhet se është një mike e Jolie me burime që konfirmojnë se treshja kanë një lidhje profesionale. Ndërkohë, sipas pretendimeve të People, Angelina dhe Akala nuk janë në lidhje. Ajo është mike me të dhe partneren e tij, Chanelle, e cila merr pjesë në evente me ta. Aludimet për një lidhje romantike mes Jolie dhe Akala filluan të qarkullojnë në maj, me raporte që sugjeronin se ata kishin më shumë se një vit. Dyshja u panë gjithashtu duke dalë nga një hotel në Venecia gjatë Festivalit të Filmit në Venecia.

2. Richard Gere dhe gruaja e tij Alejandra Silva do ta kujtojnë gjithmonë takimin e tyre të parë për një arsye mjaft të veçantë dhe qesharake. Në një intervistë për revistën “Elle” në Spanjë, aktori i njohur zbuloi se gruaja e tij nuk dinte kush ishte ai kur u takuan për herë të parë. Gere rrëfeu se Silva nuk i kishte parë asnjë prej filmeve të tij, dhe kjo ishte diçka që ai e gjeti shumë të këndshme. Ndërsa Silva pranoi se kishte shumë filma të Richard Gere që nuk i kishte parë, aktori e vazhdoi me humor duke thënë:

Po, ajo mendonte që isha George Clooney, por gjithsesi e dinte saktësisht kush isha.

3. Keith Urban dhe Nicole Kidman po shqyrtojnë mundësinë e largimit nga Shtetet e Bashkuara për t’u kthyer në Australi, vendin e tyre të lindjes. Sipas burimeve të afërta, çifti ka pasur një vit të vështirë dhe po kërkojnë të largohen nga vëmendja e publikut për të u fokusuar te jeta familjare. Nicole Kidman ka përjetuar një humbje të thellë me vdekjen e nënës së saj, Janelle, në shtator. Pavarësisht se aktorja udhëtoi për të marrë pjesë në funeralin e nënës në Sydney, angazhimet e saj profesionale e mbajtën në Shtetet e Bashkuara për pjesën tjetër të vitit. Sipas burimeve të besueshme, çifti po përgatitet të kthehet në Australi. Një person pranë tyre ka zbuluar për revistën “Woman’s Day” se Kidman është në një gjendje të stresuar dhe të lodhur.

4. Yll Limani, një nga artistët më të dashur dhe më të ndjekur të skenës muzikore shqiptare, ka emocionuar ndjekësit me një lajm të veçantë. Përmes një videoje të publikuar në Instagram, këngëtari ka zbuluar se më 27 dhjetor do të ngjitet në skenë për një koncert të madh në Prishtinë.

5. E ftuar në “Ndryshe” në Top Albania Radio me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë modelja dhe sipërmarrësja Aurela Hoxha. Me një karrierë disa vjeçare në botën e modës, Aurela Hoxha është larguar nga Shqipëria përpara disa kohësh pasi ka nisur një jetë të re në Spanjë, ku ka krijuar dhe një linjë me bikini. Cilat kanë qenë projektet e saj të para?

Është interesante, sepse unë krahas punës së televizionit në atë periudhë dhe studimeve, kisha shumë dëshirë të angazhohesha. Më pëlqente shumë moda, më pëlqente shumë. E ndiqja këtë pjesë dhe fillova punë në të njëjtën kohë në një revistë të vogël në atë kohë. Fillova punë dhe rroga ime e parë ka qenë 20.000 lek. Edhe direkt pas shkollës, se nuk kishte orare fikse, unë shkoja gjithmonë në zyrë. Pastroja, e mbyllja, sepse isha kurioze deri në detajin më të fundit se si funksiononte dhe më pas hapa revistën time të modës. Kam pasur gjithmonë shumë dëshirë të punoj dhe nuk mbaj mend që nga hera e parë që kam dalë e deri tani që mos kem bërë dy tre punë paralelisht.