Ata që u rritën në vitet e 60-ta mund të kujtojnë filmin vizatimor klasik të Hanna-Barbera, ‘The Jetsons’, që përshkruan një të ardhme të afërt ku makinat fluturuese enden në qiell. Ekspertët në Austri thonë se automjeti i tyre i ri do të ngrihet në ajër brenda vetëm disa muajsh duke paralajmëruar një moment historik të ri në transportin e pasagjerëve. CycloTech, një firmë aviacioni me bazë në Linz, ka zbuluar Blackbird, një taksi fluturuese që përdor një sistem shtytës futuristik tërësisht elektrik të frymëzuar nga varkat.
Blackbird ka ‘manovrueshmëri 360 gradë’ falë një sistemi të rotorëve që rrotullohen si helika klasike ‘Voith Schneider’ në një anije. Me përmasa 4.9 metra të gjatë dhe me një peshë maksimale ngritjeje prej 340 kilogramë, aeroplani transporton dy persona në ajër me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë. Ndërsa ende në zhvillim, Blackbird pritet të përfundojë në fund të këtij muaji, ndërsa fluturimi i parë i një prototipi në shkallë të plotë është planifikuar deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm.
Më vonë këtë dekadë, njerëzit mund të shijojnë një udhëtim të stilit Uber në Blackbird dhe të transportohen në distanca shumë më shpejt se veturat tradicionale në tokë. Prodhuesi gjerman i taksive ajrore Volocopter ka marrë dritën jeshile për të filluar prodhimin serik të taksive ajrore të tij, njoftoi kompania në Bruchsal pranë qytetit jugperëndimor të Karlsruhe. Volocopter prodhon taksi ajrore tërësisht elektrike me një strukturë unazore të veçantë.
Pajisja mund të ngrihet dhe të ulet vertikalisht. Kompania do të mundësojë prodhimin e taksisë fluturuese Volocity e cila mund të transportojë dy persona. “Ky është një moment historik i madh për ne”,-tha shefi operativ i Volocopter, Andreas Fehring. Udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë nënshkruar një marrëveshje për një shërbim të ri transporti, “një taksi ajrore”, e cili pritet të zhvillohet deri në vitin 2026. Kështu Dubai do të bëhet qyteti i parë në botë që do të ketë në shërbim një taksi elektrike ajrore. Ky projekt synon ofrimin e shërbimeve kualitative të transportit si për banorët ashtu edhe për vizitorët e vendeve arabe.