Nëse flasim për komedi Krishtlindjesh, shumë tituj filmash mund t’ju vijnë ndër mend. Sigurisht në vend të parë është ndoshta “Home Alone”, por diku pas kësaj vjen dhe “Elf”. Rolin kryesor në komedinë e Krishtlindjeve “Elf” të vitit 2003 e ka luajtur Will Ferrell, i cili pas më shumë se 20 vitesh ka kujtime pozitive nga ky film.
Në një intervistë të fundit për ‘People’, Ferrell shprehu mirënjohjen e tij që kjo komedi është kthyer në një nga më të preferuarat për t’u parë gjatë Krishtlindjeve. Duke folur për filmin, aktori tha:
Është vërtet i veçantë. Filmi vazhdon të rritet dhe të pozicionohet gjithnjë e më shumë si një klasik i festave. Jam i lumtur që kam një film të tillë në karrierën time.
Ai theksoi se fansat i thonë gjithmonë se filmin “Elf” e shikojnë disa herë në vit dhe se i gëzohet veçanërisht faktit që vazhdon të tërheqë shikues. Ky projekt ndjek aktorin kryesor, Buddy, i cili udhëton në New York në kërkim të babait të tij biologjik. Ai e mësoi këtë sekret në Polin e Veriut, ku jetonte me Santa Claus dhe kukudhët.
Përveç Ferrell, James Caan, Zooey Deschanel, Ed Asner, Mary Steenbrugen dhe Bob Newhart luajnë në këtë film. Pas premierës së tij në 2003, filmi fitoi më shumë se 220 milionë dollarë me një buxhet prej 33 milionë dollarësh.
Aktori i njohur Will Ferrell ka ndarë një detaj befasues për karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme, duke treguar se roli më i vështirë që ka pasur nuk ka qenë as ai i një elfi të lumtur, as ai në “Blades of Glory”, por puna e tij në “Saturday Night Live” (SNL). Gjatë periudhës së tij si anëtar i SNL, nga viti 1995 deri në 2002, Ferrell krijoi disa nga skeçet më të njohura dhe të paharrueshme, duke përfshirë “More Cowbell”, “Spartan Cheerleaders” dhe “Weekend Update” me Britney Spears.
Ferrell thotë se, megjithëse ka pasur role të mëdha gjatë karrierës së tij, eksperienca në SNL ishte një nga më të vështirat. Ai e konsideron këtë periudhë si një mundësi të jashtëzakonshme për të krijuar miqësi të përjetshme dhe për të kontribuar në një shfaqje që ka ndikuar thellësisht në humorin amerikan. Ai thekson se të punuarit live, me kohë të kufizuar për të krijuar skeçe dhe për të performuar përpara një audiencë të drejtpërdrejtë ishte shumë sfiduese, por gjithashtu një eksperiencë jashtëzakonisht argëtuese.