Aktori britanik Jack Veal, i cili luajti përkrah Tom Hiddleston në serialin “Loki”, zbuloi se aktualisht është i pastrehë në një apel për ndihmë. 17-vjeçari zbuloi në TikTok se jeton në një rimorkio në Londër. “Përshëndetje, unë jam një aktor i njohur, jam 17 vjeç dhe jam i pastrehë. Nuk kam përmendur shumë për atë që ka ndodhur në jetën time, por mendoj se është koha për të zbuluar të vërtetën. Unë luftoj me shëndetin tim mendor. Kam autizëm, ADHD dhe po testohem për çrregullim bipolar dhe psikozë. Kam nevojë për ndihmë. Shërbimet sociale refuzojnë të më ndihmojnë pavarësisht asaj që u thashë. Jam i dëshpëruar”-vazhdoi ai. Jack më pas tregoi zonën në të cilën ndodhej aktualisht.
“Unë kam fjetur në rrugë. Unë jam duke fjetur në një rimorkio tani që ka xhamat e thyer, është e pasigurt, është dy orë nga puna ime, që do të thotë se është e vështirë të shkosh në punë çdo ditë. Është e vështirë. Nuk kam asgjë tjetër për momentin, ju lutemi ta ndani këtë, të bëni diçka, të përhapni fjalën sesi qeveria i trajton fëmijët. Sapo mora një telefonatë nga shërbimet sociale duke thënë se ata duan një takim me mua nesër për të më futur potencialisht në kujdestari, mbështetje dhe strehim”.
Jack, i cili ka lindur në vitin 2007, u shfaq për herë të parë në ekran në moshën 10-vjeçare kur u shfaq në filmin dramatik “My Name Is Lenny”. Ai gjithashtu luajti në dramën “Tin Star”, si dhe në serialin “The End of the F***ing World”. Ai luajti një version të ri të personazhit të Tom Hiddleston në serialin “Loki” të gjigantit Marvel në vitin 2021 dhe roli i tij i fundit ishte në serialin fantastiko-shkencor “The Peripheral” vitin e ardhshëm.