Advertisement

Zbuloni se kur do të nisin xhirimet e serialit ‘Harry Potter’!

Prodhimi i serialit ‘Harry Potter’ të HBO do të fillojë në Warner Bros Studios në Leavesden, në veriperëndim të Londrës, në verën e vitit 2025. Seriali i ‘Harry Potter’ do të ketë një kast krejtësisht të ri, por do të mbetet autentik me librat origjinalë, duke i afruar aventurat magjike me një audiencë të re. Leavesden ndodhet në Watford, në veri të Londrës, dhe filmi hit ‘Barbie’ 2023 është xhiruar në studiot atje. Warner Bros është kompania e prodhimit që qëndron pas filmave origjinalë, me protagonistë Daniel Radcliffe, Emma Watson dhe Rupert Grint.

Seriali i ri, i bazuar në librat e JK Rowling, do të jetë një përshtatje besnike e librave ikonë. Seriali do të shfaqë një kast të ri, do të jetë plot me detaje fantastike, personazhe të dashur dhe vende dramatike që fansat e Harry Potter i kanë dashur për më shumë se 25 vjet. Kasti i personazheve të preferuar, duke përfshirë Harry Potter, Ron Weasley dhe Hermione Granger të luajtur nga Radcliffe, Grint dhe Watson do të shpallet në një datë të mëvonshme.

Ndërkaq, në rolin e magjistarit të “Harry Potter” është e vështirë të imagjinohet ndonjë aktor tjetër përveç Daniel Radcliffe dhe ky pati shumë konkurrencë gjatë audicioneve. Ylli i “Mad Max: Fury Road”, Nicholas Hoult, ka konfirmuar në një intervistë të re se ai ishte një nga zgjedhjet kryesore për rolin më të kërkuar në fillim të viteve 2000. Ai ishte i ftuar në podcastin “Happy Sad Confuser” javën e kaluar, ku zbuloi se mori shumë thirrje pas audicionit. Prezantuesi Josh Horowitz bëri shaka se aktori mund të luante ende Harry Potter, por në serialin e ardhshëm televiziv që aktualisht po punohet nga HBO dhe Warner Bros.

Rikujtojmë se një nga 500 kopjet e para të librit nga “Harry Potter and the Philosopher’s Stone” i Rowling, i botuar në vitin 1997, u shit për 45,000 £ në Edinburg, ku ishte shkruar pjesa më e madhe e librit. Romani, i cili parashikohej të kapte midis 40,000 dhe 60,000 £, përfundoi duke u shitur për 45,201 £ në shtëpinë e ankandit Lyon & Turnbull pavarësisht gabimeve në kopertinën e pasme dhe në faqën 53. Kopja u ble nga pronari i mëparshëm njëzet vjet më parë në Londër dhe ankandët e përshkruajnë atë si një “shembull të shkëlqyer të punës”. Në fillim u shtypën vetëm një numër i vogël kopjesh, sepse botuesit nuk ishin të sigurt nëse libri do të ishte popullor.