Me kalimin e moshës, është e zakonshme të vëreni se duarve tuaja bëhen më të thata dhe më të prirura për t’u plasaritur. Kjo mund të shkaktojë shqetësim, pasi lëkura e thatë mund të irritohet, të skuqet dhe të bëhet e dhimbshme.
Në raste të tilla, aktivitetet e përditshme mund të jenë të vështira për t’u realizuar për shkak të plasaritjeve të dhimbshme, veçanërisht në gishta.
Lëkura e thatë njihet edhe si xerozë, një gjendje që shpesh shoqëron procesin natyral të plakjes, por mund të jetë gjithashtu një simptomë e dermatitit. Ky problem mund të shkaktohet nga disa lloj acarimesh të lëkurës, që përfshijnë kruarje, skuqje dhe tharje të lëkurës.
Shkaqet kryesore të çarjes së duarve
Me kalimin e viteve, lëkura bëhet më e hollë dhe prodhon më pak vaj natyral, duke e bërë atë më të prirur ndaj tharjes. Faktorët që kontribuojnë në këtë proces përfshijnë
Plakja: Lëkura ka tendencën të bëhet më e thatë dhe më e ndjeshme me kalimin e moshës.
Përdorimi i dezinfektuesve me alkool: Këta mund të shkaktojnë tharje dhe irritim të lëkurës.
Moti i ftohtë: Ajri i thatë dhe i ftohtë mund të thajë lëkurën, sidomos gjatë dimrit.
Dermatiti dhe ekzema: Të dyja mund të shkaktojnë lëkurë të irrituar dhe të thatë.
Larja e shpeshtë e duarve: Uji dhe sapuni mund të heqin vajrat natyralë nga lëkura, duke shkaktuar tharje.
Psoriaza: Një sëmundje autoimune që ndikon në lëkurë dhe shkakton shkallëzim dhe tharje.
Ekspozimi ndaj diellit: Dielli mund të dehidratojë dhe dëmtojë lëkurën.
Përdorimi i kimikateve në sapunë dhe pastrues: Këto mund të shkaktojnë reaksione alergjike dhe tharje të lëkurës.
Si ta trajtoni dhe ta parandaloni tharjen dhe çarjen e duarve
Për të trajtuar këtë problem dhe për të parandaluar përkeqësimin e tij, mund të ndiqni disa këshilla të thjeshta:
Mos i lajmë shpesh duar: Përdorimi i tepërt i ujit dhe sapunit mund të heqë vajrat natyrorë të lëkurës.
Përdorni doreza: Mbani doreza kur lani enët, pastroni shtëpinë ose kur punoni në kopsht, sidomos gjatë dimrit.
Shmangni sapunët agresivë: Zgjidhni pastrues të butë dhe hipoallergjik, të cilët janë krijuar për lëkurë të thatë ose të ndjeshme.
Kujdes për lagështinë: Përdorni mjete për mbajtjen e lagështisë në ajër gjatë dimrit, si humidifikatorët.
Përdorni kremra dhe vajra hidratues: Zgjidhni kremra që mbajnë lagështinë dhe ndihmojnë në rigjallërimin e lëkurës.
Qëndroni të hidratuar: Pini shumë ujë dhe çaj bimor për të ndihmuar lëkurën të ruajë lagështinë.
Mbrojtja nga dielli: Përdorni produkte me SPF për të mbrojtur duar nga dëmtimi i diellit.
Këto hapa mund t’ju ndihmojnë të mbani duar të shëndetshme dhe të buta, edhe gjatë periudhave të motit të ftohtë dhe kushtet e tjera të papërshtatshme për lëkurën.