Një studim i ri lidh ndotjen e ajrit me rrezikun e ekzemës (dermatit), duke u fokusuar veçanërisht në grimcat nga automjetet dhe termocentralet e njohura si PM2.5. Këta ndotës, me madhësi 2,5 mikrometra ose më të vegjël, mund të mbiaktivizojnë sistemin imunitar, duke shkaktuar inflamacion që shkakton lëkurë të thatë dhe kruajtje. Për të hetuar këtë lidhje, Jeffrey Cohen nga Shkolla e Mjekësisë e Yale dhe ekipi i tij analizuan të dhënat shëndetësore të më shumë se 280.000 individëve, kryesisht në të 50-at, të cilët morën pjesë në Programin Kërkimor të SHBA-së.
Është e pashmangshme ekspozimi ynë ndaj ajrit të keq, e sidomos tani në muajt të dimrit, për shkak të smogut të krijuar nga fabrikat. Megjithatë, duhet të bëni kujdes pasi ekspozimi i afatgjatë ndaj ajrit të keq është i rrezikshëm. Ka disa hapa të thjeshtë që mund të ndërmerrni për të mbrojtur veten nga ekspozimi i ajrit të keq, këtu kemi listuar disa prej tyre. Nëse e dini se cilësia ajrit është e keqe në një ditë të caktuar, mos i hapni dyert dhe dritaret për të ajrosur shtëpinë. Është gjithashtu një ide e mirë të investoni në filtra të veçantë që do t’ju ndihmojnë qarkulloni ajrin brenda.
Blini një maskë N95 dhe vendoseni nëse ju duhet të dilni jashtë. Kjo do t’ju lejojë të mbroheni nga grimcat e imta. Bëni dush kur vini prej jashtë, kjo do t’ju ndihmojë në largimin e ndotësve që mund të jenë në lëkurën ose në flokët tuaj. Qëndroni brenda sa më shumë të jetë e mundur, gjatë ditëve kur kualiteti i ajrit është jo i shëndetshëm. Nëse do t’ju duhet të dilni, limitoni kohën jashtë. Qëndroni të informuar dhe monitoroni kualitetin e ajrit.
Delhi, kryeqyteti i Indisë, po përballet me nivele të jashtëzakonshme të ndotjes së ajrit, duke u bërë një kërcënim serioz për shëndetin e banorëve. Sipas mjekëve, frymëmarrja në ajrin e këtij qyteti është e krahasueshme me pirjen e 50 cigareve në ditë. IQAir, një grup zviceran për monitorimin e cilësisë së ajrit, e ka renditur Delhin si qytetin më të ndotur në botë, përpara Dhaka (Bangladesh), Ulaanbaatar (Mongoli) dhe Lahore (Pakistan). Me mbi 33 milionë banorë, Delhi ka hyrë në sezonin më të rëndë të ndotjes, duke raportuar një indeks të cilësisë së ajrit (AQI) prej 494 dhe përqendrim të grimcave të rrezikshme PM2.5 prej 737, shumë mbi kufijtë e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).