Advertisement

Dyshja e njohur e aktorëve Eddie Murphy dhe Martin Lawrence do të bëhen krushq?!

Dy prej aktorëve më të famshëm në Hollywood, Martin Lawrence dhe Eddie Murphy, do të bëhen krushq me njëri-tjetrin. Kjo, për shkak se fëmijët e tyre janë fejuar. Jasmin Lawrence dhe Eric Murphy konfirmuan lajmin e bukur përmes një postimi në rrjetet sociale. Në një video të publikuar djali i Eddie Murphy-t shihet teksa futet bashkë me Jasmin në një dhomë plot me qirinj dhe ai ulet në gjunjë për t’i bërë pyetjen “A do të martohesh me mua?”.

Rikujtojmë se Eddie Murphy dhe Paige Butcher u martuan pas gjashtë vitesh fejesë. Sipas burimeve të afërta nga People, çifti shkëmbyen betimet e dashurisë dhe besnikërisë së përjetshme në një ceremoni private në Anguilla më 9 korrik. Të pranishëm në ceremoninë e veçantë ishin vetëm të afërmit dhe miqtë e tyre të ngushtë. Kjo ishte martesa e dytë për Murphy, i cili më parë ishte martuar me Nicole Mitchell Murphy.

Çifti filloi lidhjen në vitin 2012 dhe mirëpriti fëmijën e tyre të parë, Izzy, në vitin 2016. Dy vjet më vonë, në vitin 2018, dy muaj pas fejesës së tyre, lindi fëmija i dytë, Max. Murphy ka gjithsej dhjetë fëmijë. Përveç të dyve që ka me gruan e tij, ai është edhe prind i Eric, Christian, Miles Mitchell, Bria, Sain Audra, Bella Zara, Zola Ivy dhe Angel Iris.

Komediani i njohur, Eddie Murphy, nga ana tjetër ka treguar se beson që Zoti e mbrojti kur refuzoi substancat narkotike, përfshirë kokainën, që ia ofruan aktorët John Belushi dhe Robin Williams. 63 vjeçari ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Zotit që nuk e lejoi të binte në grackën e drogës që i mori jetën John-it dhe që kontribuoi në problemet e shëndetit mendor të Robin-it.

“Në moshën 19-vjeçare, kur isha në ‘Blues Bar’ me John Belushi-n dhe Robin Williams-in, ata filluan të konsumonin drogë, por unë refuzova. Nuk po përpiqesha të tregoja moral, thjesht nuk isha i interesuar. Mendoj se Zoti po më mbikëqyrte atë moment”-ka treguar Eddie për revistën “The Interview”. Murphy gjithashtu ka folur për ngritjen dhe rrëzimin tragjik të yjeve si Michael Jackson dhe Elvis Presley.