Keith Urban dhe Nicole Kidman po mendojnë seriozisht të largohen nga Shtetet e Bashkuara dhe të kthehen në vendlindjen e tyre Australi. Sipas burimeve, çifti ka pasur një vit veçanërisht të vështirë dhe duan të largohen nga sytë e publikut për t’u fokusuar te familja. Nicole Kidman u përball me një humbje personale kur nëna e saj, Janelle, ndërroi jetë në shtator. Aktorja ishte kthyer në Sydney për funeralin, por programi i saj i ngjeshur i filmave e mbajti atë në Shtetet e Bashkuara për pjesën tjetër të vitit.
Keith Urban dhe Nicole Kidman përgatiten të largohen nga Shtetet e Bashkuara, shkaku dyshohet se është gjendja psikologjike e aktores.
Burime pranë çiftit thonë se Kidman është në një gjendje të rraskapitur. “Nicole dhe Keith kanë pasur vitin e tyre më të keq ndonjëherë. Ata kanë kaluar pak kohë së bashku dhe Nicole ka qenë vetëm në momentet e saj më të vështira”-tha një burim për revistën Woman’s Day.
Urban planifikon të marrë një pushim nga turneu dhe performanca për të mbështetur gruan e tij. Pas përfundimit të qëndrimit dhjetë ditorë në Las Vegas në shkurt, ai planifikon të kthehet në Australi me Kidman për t’u fokusuar te familja e tyre dhe për të qenë pranë saj. “Nicole gjithmonë duket e mrekullueshme, por ajo ka kaluar kaq shumë dhe duket sikur po përballet me pikëllimin e saj duke u hedhur në punë. Ka raste kur fle më shumë në avion sesa në shtrat. Të gjithë janë të shqetësuar për të”-tha një burim për intervistë.
Vetë Kidman e ka pranuar në të kaluarën se e ka të vështirë të gjejë kohë për t’u kujdesur për veten. “Është shumë e vështirë për mua të them: “Do të kujdesem për veten”, sepse gjithmonë mendoj për të tjerët. Unë mendoj, unë mund të krijoj më shumë punë për të tjerët, të krijoj vende pune për të tjerët dhe gjithashtu, më pëlqen. Unë kam pasion. Thjesht duhet të kujdesem për trupin tim. Do të doja të kisha superfuqi, sepse do të doja të isha kudo”.-tha aktorja.
Rikujtojmë se Studio A24 ka publikuar zyrtarisht ‘trailer’-in e dytë zyrtar për filmin erotik “Babygirl” me regji të Halina Reijn me aktorë Nicole Kidman dhe Harris Dickinson. Ndonëse filmi del në kinema më 25 dhjetor, tashmë ka shkaktuar shumë polemika për shkak të deklaratës së aktores se duhej të ndërprisnin xhirimet pasi ishte aq e emocionuar sa i duhej të bënte një pushim.
Ndërsa shumë mezi e presin premierën, disa kanë shprehur shqetësimin se filmi do të shfaqet gjatë festave të Krishtlindjeve. “Një film i vërtetë i Krishtlindjeve për të shikuar me familjen, sigurisht që nuk do të jetë i turpshëm”, “Kush vendosi që ky të jetë një shfaqje për Krishtlindje”, “Ky film, seriozisht, në Krishtlindje”, ishin vetëm disa nga komentet në YouTube.