Advertisement

Kanë ngjarë më 01 Dhjetor

01 dhjetor

1402

Emir Timuri, i cili mundi ushtrinë osmane në Betejën e Ankarasë, rrethoi Izmirin e sunduar nga Kalorësit e Rodit prej 57 vitesh.

1622

U nda nga jeta shkrimtari i letërsisë së herëshme shqipe, autor librash fetarë në shqip, Pjetër Budi. Libri i tij më i njohur fetar është Doktrina e Krishterë.

1640

Portugalia fiton pavarësinë nga Spanja. João IV i Portugalisë bëhet mbret.

1742

Mbretëresha Elisabeth urdhëron dëbimin e të gjithë hebrenjve nga Rusia.

1822

Dom Pedro kurorëzohet perandor i Brazilit

1835

Hans Christian Andersen publikoi librin e tij të parë me përralla.

1878

Montohet telefoni i parë në Shtëpinë e Bardhë.

1906

Në kryeqytetin Paris të Francës u çel salla e parë e kinemasë në botë.

1913

Kompania e Industrisë Motorike “Ford” vuri në përdorim njësinë montuese të lëvizshme e cila i hapi rrugë revolucionit në prodhimin e automobilave.

1913

Kreta aneksohet nga Greqia. Kishte fituar autonominë nga Turqia, pas Luftës së Parë Ballkanike.

1918

Shpallet Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve , njohur më vonë si Mbretëria e Jugosllavisë

1925

Franca, Gjermania, Britania, Italia, Polonia, Belgjika dhe Çekosllovakia nënshkruan Traktatin e Lokarnos për ruajtjen e kufijve politikë të formuar pas Luftës I Botërore.

1931

U shfaq premiera e filmit të parë turk me zë “Në rrugët e Stambollit” me regji të Muhsin Ertugrul. Filmi tregon historinë e dy vëllezërve të dashuruar marrëzisht pas së njëjtës gruaje.

1934

Në Bashkimin Sovjetik, anëtar i Byrosë Politike Sergei Kirov qëllohet për vdekje nga Leonid Nikolaev në selinë e Partisë Komuniste në Leningrad.

1952

Në Danimarkë kryhet operacioni i parë i ndërrimit të gjinisë.

1955

Lëvizja për të Drejtat Civile Amerikane. Në Alabama rrobaqepësja Rosa Parks refuzon t’i lirojë vendin në autobus një të bardhi dhe arrestohet për shkelje të ligjeve të ndarjes racore të qytetit.

1964

Hyri në fuqi Marrëveshja e Ankarasë, e cila e bënte Turqinë partnere të Komunitetit Ekonomik Evropian (KEE). Marrëveshja parashikonte gjithashtu Unionin Doganor dhe anëtarësimin e Turqisë me të drejta të plota në KEE.

1973

David Ben-Gurion, themeluesi i shtetit Izraelit dhe kryeministri i parë i tij ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare.

1981

Një avion pasagjerësh i Linjave Ajrore të Jugosllavisë ra në ishullin e Korsikës duke shkaktuar vdekjen e 178 personave.

1982

Në Universitetin e Utas në SHBA, Barney Clark bëhet njeriu i parë të cilit i vendoset zemër artificiale.

1987

Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli këtë datë si Ditën Botërore kundër SIDA-s.

1988

Benazir Bhutto u zgjodh Kryeministre e Pakistanit.

1990

Etapa franceze dhe ajo britanike e Tunelit të La Manshit u bashkuan 40 m në thellësi të detit.

1991

Votuesit e Ukrainës në referendumin e mbajtur miratuan ndarjen e Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik.

1999

Përurohet një nga hotelet më luksoze në botë, Kulla në formë vele në Dubai, Burj-al Arab.

1999

Në ditën botërore të SIDA-s, lëshohet një raport zyrtar ku konfirmohen 11 milionë fëmijë jetimë nga HiV-AIDS

2000

Gjykata Supreme e Kilit vendosi për arrestimin e ish-diktatorit Augusto Pinochet për krimet e rrëmbimit dhe vrasjes.

2005

Afrika e Jugut ligjëron martesat homoseksuale.

[bold_timeline_item_button title=”Expand” style=”” shape=”” color=”” size=”inline” url=”#” el_class=”bold_timeline_group_button”]