Po pasqyrojmë ngjarjet që kanë ndodhur më datë 19 Dhjetor nëpër vite të ndryshme
1776
Veprimtari politik anglez dhe amerikan Thomas Paine boton në Pensilvani, esenë e parë në serine e pamfleteve me titull “Kriza amerikane”.
1912
Uilliam Van Schaick kapiten i një anijeje me avull që mori flakë dhe shkaktoi vdekjen e mbi 1 mijë njerëzve falet nga presidenti amerikan Taft, pas 3 viteve e gjysmë të kaluara në burg.
1924
Ahmet Zogu me forcat e tij vazhdojnë marshimin drejt Tiranës kundër qeverisë së Fan Nolit.
1932
BBC fillon transmetimet ndërkomtare (Shërbimi Botëror i Lajmeve), si radio e Perandorisë britanike.
1941
Lufta e Dytë Botërore, Pas humbjeve të vazhdueshme në frontin rus, Adolf Hitler merr përsipër rolin e Komandantit të Përgjithshëm të ushtrisë gjermane.
1979
George Nikopolos i njohur si “Doktor Nick”, mjeku personal i Elvis Preslit, akuzohet se në periudhën para vdekjes i kishte dhënë këngëtarit mbidoza barnash të llojeve amphetamine, qetësues, pilula gjumi dhe hormone.
1983
Trofeu origjinal i Kupës së Botës, vidhet në Rio De Zhaneiro nga selia e Federatës Braziliane të Futbollit.
1986
Mikhail Gorbaçov udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik liron nga internimi Andrei Sakharov dhe gruan e tij, Yelena Bonner.
1998
Kongresi voton pro shkarkimit të presidentit Bill Clinton. Pas gati 14 orësh debati miratohen 2 nene të fajësimit të Clintonit, duke e akuzuar atë për gënjimin e jurisë së madhe federale, dhe pengimin e drejtësisë.
2001
Për shkak të krizës së rëndë ekonomike në Argjentinë shpërthejnë trazirat popullore.
2016
Ambasadori rus në Turqi, Andrei Karlov vritet gjatë ceremonisë së hapjes së një ekspozite arti në Ankara. Vrasësi, Mevlut Mert Altıntash qëllohet për vdekje nga forcat turke të sigurisë.
2016
Një sulm terrorist me kamion në Berlin të Gjermanisë, vret dhe plagos shumë njerëz të shumtë në një treg të Krishtlindjeve.