Advertisement

Meghan Trainor zbulon problemin e saj prej botoksit!

Këngëtarja Meghan Trainor ka ndarë së fundmi një përvojë të vështirë që po kalon pas përdorimit të tepruar të botoksit, duke zbuluar se pasojat e këtij trajtimi estetike e kanë bërë të paaftë të buzëqeshë natyrshëm si më parë.

Në episodin e fundit të podcast-it të saj, “Workin’ on It”, ku iu bashkuan vëllai i saj, Ryan Trainor dhe bashkëshorti, Daryl Sabara, Meghan ka qenë shumë e hapur në lidhje me përvojat e saj me botoksin.

Ajo ka treguar se ka përdorur botoks për herë të parë në ballë dhe më pas ka vendosur ta testojë edhe në pjesë të tjera të fytyrës, përfshirë një trajtim të quajtur “lip flip”, i cili është menduar të rrisë volumet e buzëve.

Megjithatë, siç ka pranuar ajo, kjo mundësi ka rezultuar e pasuksesshme. Meghan tregoi se dikush e kishte këshilluar të përdorte këtë trajtim për t’i bërë buzët më të plota, një ide që i dukej tërheqëse për shkak të buzëve të saj natyrale më të holla. Por, sipas këngëtares, rezultati nuk ka qenë siç pritej.

Në më shumë detaje, Meghan ndau se pas përdorimit të botoksit, ajo nuk mund të buzëqeshë si më parë dhe përjeton shqetësime në lëvizjet e fytyrës.

Kjo është e gjitha që mund të bëj tani

– tha ajo, duke theksuar se çdo përpjekje për të buzëqeshur i shkakton dhimbje e se nuk mund të buzëqeshë si më parë.

Ndërkohë, Meghan vazhdon të jetojë një jetë të lumtur me bashkëshortin Daryl, me të cilin është martuar në vitin 2018, dhe së bashku kanë dy djem: Riley, e mirëpritën në vitin 2021, dhe Barry, që erdhi në jetë në vitin 2023.