Advertisement

Miley Cyrus zbulon të pathënat gjatë kohës së “Hannah Montana”, nuk do e besoni dot!

Ylli i muzikës pop Miley Cyrus, gjatë një bisede në podcast-in Harper’s BAZAAR: The Good Buy, ka treguar se gjatë kulmit të karrierës së saj në serialin ikonë Hannah Montana, mbante 250 fije ekstejshëna. “Nëse nuk arrinte në 250, mamaja ime nuk e pranonte” rrëfeu Miley. Stili ekstravagant i flokëve të saj atëherë reflektonte presionin për të ruajtur imazhin e një ylli pop, por Miley shton se këto teknika tani janë jashtë përdorimit.

Gjatë intervistës, Miley përmendi edhe ikonat që e frymëzojnë, si Dolly Parton, Grace Jones dhe Diana Ross, për autenticitetin dhe mënyrën se si moda i bashkon me audiencën. Rikujtojmë se Cyrus është përfshirë në një konflikt ligjor lidhur me të drejtat e autorit, pasi akuzohet se ka përdorur pa leje elemente melodike nga kënga e Bruno Mars, “When I Was Your Man”, në hitin e saj “Flowers”. Padia është ngritur nga Tempo Music Investments, një kompani që zotëron të drejtat e autorit të këngës së Marsit.

Kjo përfshin gjithashtu shkrimtarët e “Flowers”, Michael Pollack dhe Gregory Hein, si dhe dy kompani të mëdha muzikore, Sony Music dhe Apple. Padia ngre pretendimin se “Flowers” është një ripërpunim i paautorizuar i “When I Was Your Man”, duke theksuar ngjashmëritë e dukshme midis dy këngëve që u vunë re menjëherë pas publikimit të “Flowers” në vitin 2023. Sipas palës paditëse, kënga e Cyrus nuk do të ekzistonte pa ndikimin e kompozicionit të Bruno Mars.

Ndërkaq, këngëtarja ka ndarë së fundmi mendimet e saj rreth marrëdhënies me partnerin e saj të ri, Max Morado, në një intervistë për Harper’s Bazaar. Ajo ka folur për diferencën në moshë prej gjashtë vjetësh mes tyre dhe për perspektivat e ndryshme që kanë për jetën. Miley ka thënë se Max e sheh jetën shumë ndryshe nga ajo, por shtoi se ata të dy e kanë një qasje të ngjashme ndaj jetës:

Ai e sheh jetën shumë ndryshe nga unë… Ai më ngjan shumë. Ne të dy nuk e marrim jetën shumë seriozisht.