ëse keni një iPhone, vini re se së shpejti mund të mos jeni më në gjendje të përdorni WhatsApp. WhatsApp do të përfundojë mbështetjen për disa nga versionet më të vjetra të iOS, duke filluar nga 1 maji 2025. Konkretisht, bëhet fjalë për versionet iOS që janë më të vjetra se iOS 15.1, që do të thotë se aplikacioni i njohur i mesazheve nuk do të mund të funksionojë në disa modele të iPhone. Nga 1 maji 2025, WhatsApp nuk do të funksionojë më në modelet iPhone 5s, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.
Përdoruesit e këtyre pajisjeve as nuk do të kenë mundësi të hyjnë në aplikacion, që do të thotë se nëse duan ta përdorin atë, duhet të blejnë një telefon të ri. Nëse jeni një nga ata që synojnë të blejnë një pajisje të re, mund t’i transferoni të gjitha bisedat në iCloud fillimisht dhe më pas t’i shkarkoni vetëm në telefonin e ri duke përdorur funksionin Chat Transfer. WhatsApp ka marrë së fundmi disa veçori të reja që janë jashtëzakonisht të dobishme. Së pari, është veçoria Drafts, dhe nuk dihet pse ka pasur një pritje kaq të gjatë për një gjë kaq të thjeshtë.
Drafts ofron “një mënyrë të re dhe të lehtë për të gjetur mesazhet tuaja të papërfunduara në WhatsApp”. Një funksion i dobishëm vjen në WhatsApp për ata që nuk u pëlqen të dëgjojnë mesazhe zanore ose ata që kanë probleme me dëgjimin dhe nuk mund t’i dëgjojnë ato. Është transkriptimi i mesazheve audio, i cili mund të jetë gjithashtu i dobishëm në situatat kur dëgjimi i audios është i vështirë ose i papërshtatshëm.
Përditësimi, aktualisht i përhapur globalisht, aktualisht do të mbështesë vetëm mesazhe audio në anglisht, portugalisht, spanjisht dhe rusisht. Kur zbaton transkriptimin, WhatsApp siguron privatësinë e përdoruesit. ”Tekstet përpunohen në nivel lokal, vetëm në pajisjen e marrësit, pa dërguar apo marrë të dhëna nga interneti dhe duke u siguruar kështu që askush, përfshirë Metën, të mos mund të aksesojë përmbajtjen vokale apo të transkriptuar”, shpjegoi Meta.