02 dhjetor
1409
U hap Universiteti i Lajpcigut në Gjermani.
1804
Në Katedralen e Shën Marisë në Paris Napoleon Bonaparte kurorëzohet Perandor i Francës, i pari në një mijë vjet.
1805
Napoleoni arriti një fitore të shkëlqyer ndaj Rusisë dhe Austrisë në betejën e Austerlicit.
1823
Presidenti i SHBA-së James Monroe shpall neutralitetin amerikan në konfliktet e ardhshme evropiane, paralajmëron fuqitë evropiane të mos ndërhyjnë në Amerikë.
1848
Franz Josef I u bë Perandori i Austrisë.
1908
Në Kinë fëmija dy vjeçar Pu Yi bëhet perandor i vendit, më i vogli në moshë që merr këtë post të trashëguar.
1939
Në New York u hap aeroporti “La Guardia Airport”.
1961
Fidel Kastro deklaron se do ta çojë Kubën në komunizëm, krijjohet shteti i parë komunist në Hemisferën Perëndimore.
1971
Abu Dhabi, Ajman, Fujairah, Sharjah, Dubai dhe Umm Al Quwain formuan Emiratet e Bashkuara Arabe.
1976
Fidel Castro bëhet president i Kubës duke zëvendësuar presidentin Osvaldo Dorticós Torrado.
1982
Kryhet transplantimi i parë i një zemre artificiale. Operacioni kryhet nga ekipi i Profesor De Vriest në Salt Lake.
1990
Kualicioni i udhëhequr nga kancelari Helmut Kohl fitoi zgjedhjet e para në Gjermaninë e bashkuar.
1993
Në Medellin, Kolumbi, vritet trafikanti i drogës Pablo Escobar i konsideruar si kontrabandisti më i madh kolumbian i kokainës.
2000
Pas rinumërimit të votave, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendos t’i japë fitoren elektorale George Walker Bush i cili bëhet presidenti i dyzet e tretë.
[bold_timeline_item_button title=”Expand” style=”” shape=”” color=”” size=”inline” url=”#” el_class=”bold_timeline_group_button”]