Advertisement

Ngjarjet e datës 09 Dhjetor

09 Dhjetor

536

Nën urdhërat e perandorit Justinian, gjenerali bizantin Belisarius hyn në Romë pa hasur kundërshtim; trupat gote ikin pa bërë rezistencë.

1425

Papa Martin V themelon Universitetin Katolik në Leuven të Holandës – universiteti katolik më i vjetër në botë.

1892

Klubet futbollistike “Newcastle East End” dhe “Newcastle West End” u bashkuan në një ekip të vetëm të quajtur “Newcastle United F.C”.

1893

Stambolli hyri nën ndikimin e një rryme të ftohtë që shkaktoi ngrirjen e Bririt të Artë.

1897

Aktivistja Marguerite Durand themelon gazetën feministe, La Fronde, në Paris.

1917

Perandoria Osmane u tërhoq nga fronti i Palestinës dhe humbi sovranitetin e saj 400-vjeçar mbi Jerusalemin.

1946

Në Nurmberg, fillon gjykim i mjekëve nazistë nën akuzat se ishin përfshirë në eksperimente me njerëz dhe në vrasje masive.

1965

Një rreth i zjarrtë i parë në qiell nga Michigani u përplas në pyll pranë Pittsburghut. Pak para 40 vjetorit të ngjarjes, NASA shpalli se objekti ishte një satelitit rus që kishte ri-hyrë në atmosferën e tokës.

1990

Sindikalisti Lech Walesa, udhëheqës i Lëvizjes “Solidariteti” (Solidarnost), fitoi zgjedhjet presidenciale në Poloni.

1992

Komunikata Mbretërore për ndarjen e Princit Charles nga Princesha Diana u lexua në Dhomën e Komunëve. Shkurorëzimi zyrtar i çiftit erdhi në vitin 1996.

2002

Qeveria e Indonezisë dhe kryengritësit në provincën Açeh nënshkruan marrëveshjen e paqes që i dha fund luftës civile 26-vjeçare mes tyre.

2003

Në 9 Dhjetor 2003, 100 shtete firmosën konventën e OKB-së për të luftuar korrupsionin.

2007

Prof. dr. Sebahhatin Zaim i konsideruar si “dekan” në fushën e ekonomisë në Turqi, u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare.

2015

Angela Merkel shpallet personi i vitit nga e e përjavshmja amerikane Time.

[bold_timeline_item_button title=”Expand” style=”” shape=”” color=”” size=”inline” url=”#” el_class=”bold_timeline_group_button”]