06 Dhjetor
1768
Në Edinburg të Skocisë del botimi i parë i Enciklopedisë Britanike, njohuri të përgjithshme të gjithëanëshme në gjuhën angleze.
1790
Kongresi i SHBA-së kalon nga New York në Philadelphia të Pensilvanisë. Deri atë vit, krijimi i kryeqytetit Uashington ishte thjesht një ide e sapo-hedhur në qarkullim. Do të duheshin edhe 10 vjet (v.1800), derisa Kongresi të vendosej përfundimisht në ndërtesën ku është sot në Uashington, në kodrën e Kapitolit.
1877
Del numri i parë i gazetës Washington Post, sot gazeta me qarkullimin më të madh, pas USA Today, Wall Street Journal, New York Times dhe Los Angeles Time.
1884
Inxhinierët e ndërtimit vendosën gurin e themelit të monumentit kombëtar për nder të George Washington-it, presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara.
1990
Një avion ushtarak godet një shkollë në Bolonjë, 12 të vdekur, 88 të plagosur.
1892
Ndërron jetë në Berlin në moshën 75 vjeçare, Werner von Siemens. Siemens, ishte një inxhinier elektrik, shpikës dhe industrialist gjerman.
1979
Italia miraton modernizimin e raketave të NATO-s në territorin e saj.
1904
Theodore Roosevelt shpall pikëpamjen mbi Doktrinën Monroe, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të ndërhynin në hemisferën perëndimore nëse qeveritë në Amerikën Latine provoheshin të paafta ose të paqëndrueshme.
1995
Michael Jackson rrëzohet gjatë provave për një reklamë të HBO.
1907
SHBA – Një shpërthim në minierën e qymyrit në Virxhinian Perëndimore, vret 362 punëtorë. Kohët e fundit, një memorial për minatorët e vrarë mbi 100 vjet më parë u ndërtua në qendër të qytetit.
1916
David Lloyd George bëhet kryeministër i Britanisë.
1917
Finlanda pavarësohet nga Rusia.
1922
Një vit në ditën pas nënshkrimit të Traktatit Anglo-Irlandez, Shteti i Lirë Irlandez hyn në ekzistencën e tij.
1953
Shkrimtari i famshëm rus, Vladimir Nabokov, përfundoi veprën e tij të shumë-diskutueshme “Lolita”. Romani u shkrua fillimisht në anglisht dhe u botua për herë të parë në Paris në 1955 nga Olympia Press.
1956
Në Lojrat Olimpike të Melbourne-it, ndodh “Ndeshja e Përgjakshme e Water Polos”. Ndeshja u zhvillua më 6 dhjetor 1956, në sfondin e Revolucionit Hungarez të vitit 1956 dhe ekipi hungarez mposhti atë të Bashkimit Sovjetik 4–0.
1978
Spanja ratifikon Kushtetutën e saj të vitit 1978 në një referendum popullor. Kushtetuta e vitit 1978 është një nga dhjetra kushtetutat të tjera historike spanjolle dhe dokumenteve të ngjashme me të.
1991
Në Kroaci Armata Popullore e Jugosllavisë bombardoi Dubrovnikun.
1992
Shkatërrimi i xhamisë së Babri Masjid-it, në Ayodhya, të Indisë, çoi në trazira të rënda, duke shkaktuar vdekjen e mbi 1.500 njerëzve. Prishja ndodhi pas një tubimi politik i organizuar nga një organizatë nacionaliste hindu.
2006
NASA zbulon fotografi të marra nga Mars Global Surveyor që tregojnë praninë e ujit në planetin, Mars. Pothuajse i gjithë uji në Mars sot ekziston si akull, megjithëse ekziston gjithashtu në sasi të vogla edhe si avull në atmosferë.
2008
Trazirat greke shpërthejnë për shkakun e vrasjes së një pesëmbëdhjetë-vjeçari, Aleksandros Grigoropulos nga një oficer policie.
[bold_timeline_item_button title=”Expand” style=”” shape=”” color=”” size=”inline” url=”#” el_class=”bold_timeline_group_button”]