Më poshtë iu njoftojmë me ngjarjet më të rëndësishme që karakterizuar 18 Dhjetorin nëpër vite të ndryshme
1865
Sekretari i Shtetit William Seward, deklaroi ratifikimin e amandamentit të 13-të të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Amandamenti i dha fund një kapitulli të hidhur në historinë e Amerikës, duke ndaluar skllavërinë në Shtetet e Bashkuara dhe në gjithë territoret e tjera të saj.
1898
Gaston de Chasseloup-Laubat vendos rekordin e parë të njohur zyrtarisht të shpejtësisë në tokë prej 65 km në orë, përmes një makinë elektrike Jeantaud.
1916
Gjatë Luftës së Parë Botërore, përfundon Beteja e Verdun-it. E konsideruar si një nga betejat më të mëdha dhe më të përgjakshme të këtij konflikti, ajo përfundoi me tërheqjen e plotë të forcave gjermane të komanduara nga Erich von Falkenhayn.
1932
Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare Eduard Bernstein. Bernstein, ishte një teoricien dhe politikan social-demokratik gjerman.
1958
Lançohet, për herë të parë, Projekti SCORE, që përfshin satelitin e parë të komunikimit në botë. I nisur në bordin e një rakete Atlas më 18 dhjetor 1958, SCORE dha provën e dytë të një sistemi komunikimi në hapësirë.
1972
Gjatë Luftës së Vietnamit, Presidenti Richard Nixon njofton se Shtetet e Bashkuara do të bombardojnë Vietnamin e Veriut në Operacionin Linebacker II. Ky operacion bombardimi, u lançua në periudhën Krishtlindjeve, pasi bisedimet e paqes me Vietnamin e Veriut, dështuan.
1981
Gjendet i vrarë Mehmet Shehu që ishte pjesë e brigadave ndërkombëtare në Luftën e Spanjës, komandant i Brigadës së I Sulmuese, min. i Brendshëm, i Mbrojtjes dhe kryeministër i Republikës Popullore të Shqipërisë.
1981
Zhvillohet, fluturimi i parë i bombarduesit të rëndë strategjik rus Tu-160. Ky model konsiderohet si, avioni më i madh luftarak në botë.
2006
Emiratet e Bashkuara Arabe zhvillojnë zgjedhjet e saj të para. Zgjedhjet parlamentare u mbajtën për herë të parë në Emiratet e Bashkuara Arabe në Dhjetor 2006 për të zgjedhur gjysmën e 40 anëtarëve të Këshillit Kombëtar Federal.