Advertisement

Rihapet Katedralja e ‘Notre-Dame’, kambanat bien për herë të parë pas 5 vitesh!

Katedralja e Parisit, Notre-Dame është rihapur këtë të shtunë (07 dhjetor 2024), pas 5 vitesh pune të rëndësishme rindërtimi dhe restaurimi për dëmet e shkaktuara nga zjarri shkatërrues i prillit 2019.

Të pranishëm në ceremoni janë liderë nga e gjithë bota, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron.

Ndër të parët që kanë mbëritur në vend kanë qenë presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump dhe presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky. Para nisjes së ceremonisë, Macron priti në pallatin presidencial Elysse, Trumpin dhe presidentin ukrainas, të cilët zhvilluan një takim trepalësh.

Pas takimit trepalësh, Macron së bashku me bashkëshorten e tij, Brigitte Macron mbërriti në katedralen ikonike. AI u prit atje nga kryeministri Michel Barnier, i cili do të qëndrojë në detyrë deri në emërimin e një kryeministri tjetër.

Në ceremoninë hapesë janë pjesë Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden (pa presidentin Joe Biden), kryeministren italiane Giorgia Meloni, presidentin Sergio Mattarella dhe jo vetëm. E pranishme nuk do të jetë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Hapja e katedrales u bë në mot të pafavorshëm, aq sa të gjitha festimet janë zhvendosur brenda kishës. Rihapja e katedrales Notre-Dame është kthyer në një ngjarje me shtrirje ndërkombëtare, duke përfshirë diplomacinë, muzikën, kinemanë, në një kryeqytet të blinduar për ngjarjen e vitit pas Olimpiadës.

Një program shumë intensiv që sheh Presidentin Emmanuel Macron në një klimë të errësuar nga kriza politike pas rënies së qeverisë Barnier dhe urgjenca e emërimit të një kryeministri të ri.