Advertisement

Sezoni i festave dhe darkave familjare po afron, por çfarë të diskutoni në tryezë?! Ekspertët e kanë një përgjigje…shëndetin!

Sezoni i festave të fundvitit është afër dhe ka shumë tema bisedash – nga politika tek financat e deri te ato super-personale të tipit: “Kur do të martohesh dhe/ose do të bësh një fëmijë?”, që me siguri do të bëhen në tryezën e darkës familjare dhe na stresojnë edhe më shumë. Një temë tjetër që mund t’i ‘vlojë’ gjakun të gjithëve është shëndeti. Askush nuk dëshiron vërtet të flasë për shëndetin e tij dhe sëmundjet familjare, por ekspertët thonë se pushimet janë një kohë e përkryer për ta bërë këtë.

Në fakt, në vitin 2004, Kirurgu i Përgjithshëm i SHBA-së caktoi Ditën e Falënderimeve si Ditën Kombëtare të Historisë Familjare, një ditë për familjet që të mësojnë dhe të mbledhin informacione rreth historisë së tyre të përbashkët shëndetësore. Pra, mos e mendoni si stresuese; konsiderojeni si të domosdoshme për shëndetin tuaj. Më tej, ekspertët shpjegojnë pse historia jonë e shëndetit familjar ka rëndësi — dhe ndajnë këshilla për fillimin e bisedës.

Diskutimi për shëndetin dhe vdekshmërinë nuk është një bisedë e lehtë në tryezë, por ja pse duhet ta bëni gjithsesi. Dr. Laleh Gharahbaghian, një profesor klinik i mjekësisë së urgjencës në Universitetin e Stanfordit, thotë se ndërsa kërkimi dhe mënyra se si ne studiojmë sëmundjet përparojnë, lista e kushteve që mund t’i atribuohen gjenetikës familjare vazhdon të rritet.

Sëmundjet kardiovaskulare, disa lloje të goditjes në tru, disa forma të kancerit dhe disa sëmundje të shëndetit mendor – ndër të tjera – janë studiuar dhe kanë gjetur një lidhje të fortë me të njëjtat kushte që ndodhin në familje. Ka edhe sëmundje specifike që dihet se janë gjenetike ose të trashëguara, si disa sëmundje të tiroides, disa lloje të demencës dhe disa sëmundje neurologjike.

Sipas Dr. Pravin Matthew, një mjek dhe profesor i mjekësisë në Universitetin e Kolumbisë thotë se është e rëndësishme të informoni mjekun tuaj për historinë tuaj familjare.

Duke e vënë në dijeni mjekun tuaj për shëndetin e familjes suaj, ata mund të sigurojnë që ju të jeni të përditësuar për ekzaminimet e duhura dhe testimet e mëtejshme ose për të ulur rrezikun për të patur të njëjtën gjendje ose për ta kapur atë herët.

Por si ta bëni këtë bisedë? Mjekët thonë se tema mund të shfaqet natyrshëm gjatë aktiviteteve të tjera nostalgjike, si shikimi i fotove të vjetra familjare. Dhe mos harroni se shprehja e interesit për historinë tuaj familjare në përgjithësi mund të jetë përmbushëse në shumë mënyra – jo vetëm për të fituar njohuri rreth sfondit tuaj të përbashkët mjekësor. Ekspertët thonë se duhet të sillni tema të përgjithshme shëndetësore, përveç pyetjeve më specifike për shëndetin. Këtu janë disa pyetje që ata sugjerojnë: “A ka ndonjë sëmundje apo gjendje që ndodh në familjen tonë? A ka pasur komplikime gjatë shtatzënive apo lindjeve në familjen tonë? A njihni ndonjë anëtar të familjes që ka ose ka pasur diabet, sëmundje të zemrës ose kancer? Në çfarë moshe u diagnostikuan?”

Kjo nuk është aspak një listë shteruese e të gjitha gjërave që mund ose duhet të pyesni familjen tuaj për historinë tuaj të përbashkët mjekësore. Megjithatë, mund të ndihmojë që ato biseda të zhvillohen në mënyrë që të mund të ndërmerrni hapa të rëndësishëm për të mbajtur veten dhe të dashurit tuaj të shëndetshëm.