Advertisement

Thuajini lamtumirë mykut në tualet, mjafton ky produkt shtëpiak!

Myku mund të krijohet lehtësisht në banjë për shkak të lagështisë së vazhdueshme. Qoshet e murit në përgjithësi janë të prirura ndaj formimit të mykut, por një zonë që është veçanërisht e vështirë për t’u pastruar dhe mund të jetë një terren mbarështues për mykun është tavani i tualetit. Nëse myku lihet të rritet, mund të përhapet dhe të shkaktojë probleme shëndetësore si sëmundje të frymëmarrjes, acarim të lëkurës dhe syve dhe reaksione alergjike.

Megjithatë ju mund ta largoni mykun në banjë me një produkt shtëpiak, bëhet fjalë për uthullën e bardhë. Për ta përgatitur pastruesin, derdhni uthull të bardhë të paholluar direkt në një shishe për spërkatje. Acidi acetik në uthull e thyen mykun dhe e ndalon formimin e tij. Ajo çfarë duhet të bëni është që të spërkatni me uthull mykun e formuar dhe mbajeni aty për 30 minuta, në mënyrë që uthulla të absorbohet. Pasi të jetë lënë të qëndrojë për 30 minuta, fshijeni zonën me një leckë të lagur ose sfungjer.

Nëse ka ende myk në tavan, fërkojeni butësisht me një furçë derisa myku të fillojë të hiqet. Myku formohet në shumë vende rreth shtëpisë, ndërsa vendi më i shpeshtë ku formohet është në të shumtën e rasteve tek ngjitësit e silikonit në banjë. Është e lehtë të supozohet se natyra e materialit e këtij silikoni do të parandalonte formimit e mykut brenda në shtëpi, megjithatë me kalimin e kohës, ngjitësi me silikon mund të shkëputet nga sipërfaqja, duke lejuar që uji të grumbullohet pas saj.

Myku formohet në mjedise të ngrohta dhe të lagështa dhe duke pasur parasysh natyrën e lagësht të banjës, nëse sipërfaqet nuk thahen pas çdo përdorimi, sporet e mykut mund të zbresin në zonën e lagësht dhe të përhapen. Kur bëhet fjalë për zhdukjen e mykut, ekspertët në Silicon Direct pohojnë se ekziston një artikull shtëpiak që është pastrues natyral i mykut që ndryshe nga substancat e tjera nuk përmban asnjë kimikat të dëmshëm, bëhet fjalë për uthullën e bardhë.