Advertisement

Xhensila Myrtezaj flet për ndarjen nga Bes Kallaku: “Ishte një vendim i vështirë, por i nevojshëm…”

Për herë të parë, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka ndarë me publikun arsyet që e çuan në ndarjen nga bashkëshorti, aktori e humorit, Bes Kallaku.

Artistja ka shpjeguar se raporti i saj me Besin kishte kaluar përmes një periudhe të gjatë krize, dhe për të siguruar qetësinë dhe stabilitetin e fëmijëve të saj, ajo mori vendimin për të kërkuar divorcin.

Ajo shpjegoi se ndonëse ata kishin provuar për disa vite të rregullonin mospajtimet e tyre dhe të ruanin marrëdhënien, kriza në çift kishte vazhduar të thellohej.

Ka disa vite që ishim përpjekur të përmirësonim marrëdhënien tonë, duke pasur dëshirën që të mos e mbyllnim lidhjen. Por një marrëdhënie ka gjithmonë periudha krize, dhe në momentin kur veprimet dhe fjalët nuk janë të njëjta, dhe kur debati bëhet i vazhdueshëm, marrëdhënia mund të bëhet toksike

Sipas Xhensilës, përpjekjet për të ruajtur stabilitetin kishin dështuar, dhe kjo ndikonte negativisht te të gjithë, përfshirë fëmijët e tyre.

Në çdo marrëdhënie, për të pasur sukses, është e nevojshme që të dy partnerët të kontribuojnë. Kam kuptuar që nuk mund të luftojë vetëm njëra palë, dhe kur ka mungesë bashkëpunimi, asnjëherë nuk mund të ketë rezultat të mirë

Ajo e cilësoi vendimin e ndarjes si një hap të domosdoshëm, edhe pse e vështirë, duke shtuar se ajo e mori këtë vendim me mendimin kryesor për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët e saj.

Divorci nuk është i lehtë, por kur situata bëhet e padurueshme, duhet të kesh guximin ta marrësh këtë hap. Forca ime ka ardhur nga dashuria për fëmijët, sepse dëshiroja që ata të kenë një jetë të qetë në të ardhmen

Xhensila e pranoi se përballja me reagimet e njerëzve dhe komenteve të ndryshme ka qenë një barrë e madhe për të, por ajo e ka pranuar atë me durim.

Çfarë nuk është thënë për mua, çfarë nuk kam lexuar. Por nuk mund të ndryshoj dot botën dhe mendësinë e njerëzve