Advertisement

Xhensila Myrtezaj shokon të gjithë me historinë e saj! “Kam parë nënën time teksa therej…”

Xhensila Myrtezaj ka ndarë një histori tepër të dhimbshme nga jeta e saj, duke folur për një ngjarje të trishtuar që ka ndodhur kur ajo ishte vetëm 6 vjeç.

Këngëtarja ka zbuluar një moment të rëndë në familjen e saj, kur ka qenë dëshmitare e një akti dhune që ndodhi mes prindërve të saj. Ajo tregoi se në atë periudhë ka parë diçka shumë traumatike, e cila ka lënë një ndikim të thellë në jetën e saj. I ati ka goditur me thikë nënën e saj 7 herë, duke shkaktuar humbjen e një prej duarve.

Xhensila rrëfeu se kjo ngjarje e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës, dhe ajo ka përjetuar një periudhë shumë të vështirë.

Ajo e kujton momentin kur ka parë për herë të parë një akt dhune të rëndë ndaj nënës së saj.

Për ironi të fatit, historia e mamasë sime u përsërit. Ajo kaloi shumë vuajtje, dhe unë kam qenë aty, duke parë gjithçka me sytë e mi

– tha Xhensila, duke shprehur se kjo ngjarje e ka lënë me shumë pyetje dhe ndjenja kontradiktore ndaj të dy prindërve.

Im at nuk pranoi divorcin nga ime më. Mami im ka qenë ajo gruaja që u plagos me 7 thika dhe humbi njërën nga duart dhe e gjitha kjo është bërë në sytë e mi. Unë kam parë nënën time teksa therej për këtë vendim dhe gjithmonë e kam ruajtur këtë gjë, dhe nuk e di pse e thash, sepse nuk dua të lëndoj as babanë tim. Edhe ai nuk ka qenë në dijeni se çfarë po bënte, sepse ka qenë nën efektin e alkoolit, gjithesi nëna ime e ka falur

Megjithatë, Xhensila e ka shprehur gjithmonë dashurinë për nënën e saj, e cila, edhe pas gjithçkaje, ka vendosur ta falë babanë. Ajo e theksoi se babai i saj ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe nuk ka qenë në kontroll të veprimeve të tij.

Pas ngjarjes, prindërit e saj u ndanë dhe divorci u finalizua, ndërsa Xhensila tregon se gjyshërit nga ana e nënës së saj nuk donin që ajo të kishte kontakt me të atin, por nëna e saj vazhdoi t’ia mundësonte këtë lidhje, duke i thënë se, pavarësisht gjithçkaje, ai mbetej babai i saj.

Kjo histori pasqyron përjetimin e një fëmijë që ka përballuar një traumë të madhe në jetën e saj dhe vështirësitë që ka pasur për të gjetur paqe dhe kuptim në mes të një situate kaq të dhimbshme.