Advertisement

Zbuloni sa para harxhoni me ndezjen e dritave shumëngjyrëshe në shtëpitë tuaja…

Pemët, dekorimet, dritat, ëmbëlsirat janë disa nga ato që ka çdo shtëpi dhe e bëjnë të “ndiejë erë Krishtlindjesh”. Zëvendësimi i llambave inkandeshente ose fluoreshente të stilit të vjetër me llamba të teknologjisë LED që djegin 50% deri në 90% më pak energji elektrike mund të ulë koston e përdorimit të tyre.

Çdo kuti llambash tregon në paketimin e saj konsumin e tyre total në Watts. Që të mund të llogarisim vlerën e rrymës duhet të shumëzojmë Wat-et me orët që do të jenë në punë dhe më pas me çmimin e kilovat orës. Për 100 llamba LED, të cilat djegin 6,6 Watts në orë, nëse ndizen 10 orë në ditë, konsumi ditor është 66 Watts (6.6kWh). Çmimi për kilovat orë është rreth 9.5 lekë. Prandaj, shumëzimi i 6.6 me 9.5 lekë, që është çmimi për KWatt, rezulton në një kosto totale prej 62.7 lekë në ditë. Pra nëse i ndizni çdo ditë të këtij muaji, do të shpenzoni rreth 2000 lekë të reja më shumë në total.

Kur keni qenë fëmijë, me siguri keni dëgjuar shumë histori për Babagjyshin. Ju mund të keni pyetur shpesh nëse Santa Claus është një person i vërtetë apo thjesht një personazh imagjinar. Për herë të parë në 1700 vjet, është zbuluar fytyra e vërtetë e figurës historike që frymëzoi Santa Claus-Shën Nikolas e Myra-s, falë teknikave të avancuara mjeko-ligjore. Sot, bota mund të shohë fytyrën e vërtetë të Shën Nikolas, një i krishterë i hershëm. Nikolas u portretizua si Santa Claus për shkak të personalitetit të tij që jep dhurata. Në fund u lidh me Krishtlindjet, kur zakoni i shkëmbimit të dhuratave u zhvillua deri në pikën ku fëmijët tani gëzojnë për Santa Claus.