Presidenti Volodymyr Zelensky është pritur me duartrokitje në katedralen “Notre-Dame”, e cila po rihapet sot, 5 vjet pasi u dogj.
Me hyrjen e tij në katedrale, qindra autoritete dhe njerëz të pranishëm brenda u ngritën në këmbë për të duartrokitur presidentin ukrainas.
Edhe Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka mbërritur në katedralen “Notre-Dame: për ceremoninë e rihapjes së saj, ku u prit sërish nga presidenti Emmanuel Macron pas një takimi në pallatin Elysee së bashkue me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Axhenda
Festimet fillojnë rreth orës 19:00 me shfaqjen e një filmi për katedralen. Në platformën e lartë pranë katedrales do të ngrihet një zonë që mund të strehojë maksimumi 40 mijë njerëz. Në total, 6000 oficerë policie dhe xhandarë do të mobilizohen për të garantuar sigurinë.
Ceremonia me 2900 të ftuar përfshin një fjalim të Macron në orën 19:20, i cili duhej të fliste në oborrin e kishës, por që për shkak të motit të keq fjalimi do të mbahet brenda.
Dyert e katedrales do hapen në 20.15 dhe pas shërbesës fetare që do të zgjasë rreth 45 minuta, do të ketë një koncert të madh në shesh, i cili do të zgjasë nga ora 2.15 deri në 2.30 të mëngjesit.
Nga nesër mesha dhe ceremonitë fetare do të rifillojnë normalisht. Madje, katedralja do të jetë e hapur deri në orën 22:00 gjatë javës së parë, me akses dhe rezervime falas në një platformë online.