Revista e njohur amerikane “Billboard” ka shpallur Beyonce-n si këngëtaren më të mirë të muzikës pop të shekullit të 21-të. Andrew Unterberger, redaktori i “Billboard”, shpjegoi se ky titull është rezultat i një vlerësimi të hollësishëm të arritjeve të jashtëzakonshme të Beyonce-s gjatë karrierës së saj.
Me 32 çmime Grammy deri më tani dhe mundësinë për të fituar më shumë në ceremoninë e vitit 2024, ajo vazhdon të mbajë pozita të larta në industrinë muzikore.
Beyonce ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në listat e “Billboard”, me nëntë këngë që kanë zënë vendin e parë dhe 24 të tjera që janë renditur ndër 100 këngët më të mira.
Gjithashtu, gjashtë nga albumet e saj kanë arritur të komandojnë kryesimin e tabelës “Billboard 200”, duke filluar nga albumi debutues “Dangerously In Love” i vitit 2003.