Advertisement

Detaje të reja në lidhje me syzet XR të Samsung!

Samsung prej kohësh është përfolur se po punon për syzet XR dhe tani një tjetër raport është shfaqur nga Koreja e Jugut, duke njoftuar se syzet do të zbulohen në formë prototipi në eventin Unpacked në muajin janar. Në muajin e parë të vitit 2025, Samsung do të mbajë eventin Unpacked dhe do të prezantojë serinë e smartfonëve Galaxy S25, por në të njëjtën kohë do të tregojë edhe syzet e saj XR. Megjithatë, bëhet fjalë për një prototip, i cili nuk do të jetë i disponueshëm për klientët dhe as të pranishmit në eventin Unpacked nuk do të mund t’i provojnë. Prandaj, pritet që syzet XR të shfaqen në formën e një fotoje apo ndonjë videoje.

Në fakt është një ngacmues, diçka e ngjashme me rastin e Unazës Galaxy si pjesë e Unpacked të këtij viti. Unaza inteligjente u prezantua zyrtarisht plotësisht në muajin korrik të këtij viti. Versioni përfundimtar i syzeve XR do të mbërrijë në tremujorin e tretë të vitit të ardhshëm, pra në periudhën korrik-shtator, kështu që Samsung thuhet se synon të përsërisë strategjinë e saj. Syzet XR do të peshojnë vetëm 50 gramë dhe do të duken si ato të zakonshmet. Do të ketë një funksion pagese, do të përdorë teknologjinë AI dhe gjithashtu do të ketë teknologjinë e njohjes së fytyrës dhe gjesteve. Syzet janë zhvilluar në partneritet me Google dhe Qualcomm që nga shkurti i vitit 2023. Përpara zbulimit, Samsung thuhet se synon të prezantojë platformën e saj të softuerit XR, e cila duhet të ndodhë deri në fund të këtij muaji.

Ndërsa Inteligjenca Artificiale ka ende shumë potencial për përdorim në industrinë e telefonave, veçoritë e saj duhet të jenë të dobishme si Live Translate e Samsung. Kjo veçori e mbështetur nga AI lejon dy persona që flasin gjuhë të ndryshme të dëgjojnë një version të përkthyer të bisedës në kohë reale. Rezultati është një telefonatë e pandërprerë, e rrjedhshme midis dy njerëzve të cilët përndryshe nuk do ta kishin idenë se çfarë po i thotë personi tjetër. Ekzistojnë edhe veçori të tjera të dobishme me Al, si Genmoji i Apple që krijon emoji të personalizuar bazuar në përshkrimin tuaj. OpenAl thuhet se është në bisedime me Samsung për të vënë në dispozicion aftësitë e AI të kompanisë për përdoruesit e pajisjeve të Samsung. Nuk ka asnjë arsye për të mos menduar se Apple dhe Samsung do të mbështesin vetëm një platformë Al për pajisjet e tyre.