eonardo DiCaprio është një nga aktorët më të njohur dhe më të vlerësuar të gjeneratës së tij. Karriera e tij është shquar për role ikonike, si ai i Jack në filmin “Titanic” dhe Jordan Belfort në “The Wolf of Wall Street“. DiCaprio fitoi çmimin e dëshiruar të ‘Oscar’ për rolin e tij të paharrueshëm në “The Revenant”.
Kur është pyetur për aktoren që ai konsideron më të mirën, DiCaprio ka theksuar se Meryl Streep është ajo që e ka impresionuar më shumë.
Ai ka punuar me të në filmin “Marvin’s Room” në vitin 1996, dhe siç thotë ai, kur ishte vetëm 18 vjeç, ai mbeti i mahnitur nga performanca e saj. DiCaprio ka shprehur admirimin duke thënë se:
Kur e shikoja nga pas kamerës, u shtrova pyetjes se si mund të ishte ajo në ekran, dhe kur e pashë filmin në kinema, isha i bindur se ajo është pa dyshim aktorja më e mirë në botë
Pas këtij projekti, bashkëpunimi i tij me Streep vazhdoi edhe në filmin “Don’t Look Up”, ku ata përsëri ndanë ekranin.
Përsa i përket karrierës së tij, DiCaprio ka marrë shumë nominime për çmimin Oscar gjatë viteve. Megjithatë, ishte roli i tij në “The Revenant” (2015), që i dha atij çmimin prestigjioz dhe vërtetoi se ai është një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.