abllot e internetit që lidhin Suedinë dhe Finlandën janë këputur dhe autoritetet po e trajtojnë incidentin si një akt sabotimi. Ministrja e Komunikimit e Finlandës, Lulu Ranne shkroi në X: “Ne e marrim situatën seriozisht”. Dëmi u zbulua mëngjesin e sotëm dhe duhet të ketë ndodhur në tokë në Finlandë. Autoriteti suedez i Postës dhe Telekomunikacionit (PTS), Agjencia Norvegjeze për Sigurinë dhe Përgatitjen në Komunitet (MSB), Forcat e Armatosura suedeze dhe qeveria duhet të jenë informuar për incidentin.
GlobalConnect, i cili zotëron kabllot, tha se kabllot ishin këputur në dy pika në dy linja të ndryshme, duke prekur mbi 6,000 klientë dhe 100 biznese në Finlandë. “Ndërprerja e parë e fibrave është rregulluar gjatë natës dhe ne aktualisht po rregullojmë të dytën. Shumica e atyre që humbën internetin e kanë rikthyer atë. Kanë mbetur pak klientë, por ne përpiqemi ta zgjidhim atë gjatë ditës”-u tha në një kumtesë. Forcat e Armatosura suedeze dhe Agjencia e Kontigjencave Civile janë informuar.
Duke folur muajin e kaluar, Ranne tha: “Ne po përjetojmë ndërprerje, akte sabotimi, lloje të ndryshme dëmtimesh dhe migrim të instrumentalizuar. Kjo krijon një ndjenjë të përgjithshme pasigurie dhe paqartësie për atë që është e vërtetë dhe çfarë jo”. “Megjithatë, bazuar në informacionet nga inteligjenca civile dhe ushtarake, ne kemi indikacione të qarta që tregojnë për Rusinë”-shtoi ajo. Gjithashtu, muajin e kaluar, dyshimi ra në anijen kineze Yi Peng 3 pasi u dëmtuan kabllot nënujore në Baltik.
Rikujtojmë se Meta po planifikon të ndërtojë një kabllo nënujore me fibra optike që do të përshkonte globin. Burime pranë Meta-s, e cila ka në pronësi të Facebook, Instagram dhe WhatsApp, thanë se kompania mund të shpenzojë mbi 10 miliardë dollarë për një projekt prej gati 40,000 kilometrash. Meta thuhet se do të zotëronte 100% të kapacitetit të kabllit. Është e paqartë se çfarë roli, nëse ka, luan AI në motivimet e projektit. Projekti është në fazat e hershme, por kapaciteti dhe rruga e synuar nuk janë publike. Planifikimi thuhet se drejtohet nga zyra e Metës në Afrikën e Jugut.