Advertisement

Milano ndalon konsumimin e duhanit në hapësira publike?

Milano ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe shëndetin publik, duke vendosur një ndalim të plotë të pirjes së duhanit në të gjitha hapësirat publike dhe ato për përdorim publik.

Kjo masë do të hyjë në fuqi më 1 janar 2025 dhe do të përfshijë edhe rrugët dhe tarracat.

Pavarësisht se ky është një vendim i rëndësishën për shëndetin e qytetarëve, ata që nuk e respektojnë këtë ndalim do të përballen me gjoba që variojnë nga 40 deri në 240 euro.

Ky vendim i Milanos është një hap i ngjashëm me atë të qytetit të Torinos, i cili ka vendosur kufizime për pirjen e duhanit në hapësira të jashtme. Megjithatë, disa prodhues dhe tregtarë të duhanit mund të ngritin kundërshtime ligjore, duke argumentuar se autoritetet lokale nuk kanë të drejtë të vendosin ndalime të tilla.

Ky ndryshim i politikave është një përpjekje për të ulur ndikimin e pirjes së duhanit në mjedis dhe për të përmirësuar shëndetin e qytetarëve, duke kontribuar kështu në një qytet më të shëndetshëm dhe më të pastër.