Çfarë e bën seksin të quhet i keq?! Nëse mendonit se një marrëdhënie që zgjat pak do të quhej e tillë, na lini t’ju themi që e paskeni pasur gabim….
Sipas hulumtimeve të bëra nga psikologu i klinikës së Universitetit të Zyrihut, për gratë nuk paraqet problem seksi që zgjat pak. Mirëpo, ajo që vërtet i pengon ato do të mund t’i habisë shumicën e burrave të cilët përpiqen që të jenë sa më shumë të “qëndrueshëm” në seks.
Hulumtimi është bërë nëpërmjet anketës të cilën e kanë plotësuar 1.500 gra nga Meksika, Italia dhe Koreja e Jugut. Rezultatet kanë treguar që për gratë nuk ka edhe aq rëndësi se sa zgjat seksi, mirëpo i frustron fakti që burrat janë aq shumë të përqendruar në zgjatjen e ejakulimit saqë i harrojnë nevojat e tyre.
Si rezultat i kësaj, partneri injoron nevojat seksuale të gruas dhe nuk arrin t’i plotësojë dëshirat e saj, theksohet në studim. Thënë kjo, burrat harrojnë veprimet stimuluese, siç janë puthjet dhe prekjet, të cilat gratë e anketuara i kanë theksuar si faktorë të rëndësishëm të kënaqësisë në marrëdhëniet seksuale.
Rikujtojmë se, një sondazh i ri zbulon se shtatë në 10 të rritur zakonisht bëjnë seks në ditën e Krishtlindjes. “Sipas Qendrës Kombëtare për Statistikat Shëndetësore, muajt gusht dhe shtator kanë më shumë lindje çdo vit”, thotë Fred Petrenko i EdenFantasys në një deklaratë. Në fakt, sezoni festiv ishte 50 përqind më popullor për marrëdhënie intime sesa dita e Shën Valentinit!