Mbi 40 fakultete shtetërorë janë zyrtarisht në bllokadë. Të gjithë fakultetet në Novi Sad janë zyrtarisht në bllokadë, pas seancës së pasdites pas orës 13:00, kur edhe Fakulteti i Edukimit Fizik (DIF) u bashkua me bllokadën. Studentët sot gjithashtu nderuan viktimat e tragjedisë në Novi Sad me një bllokadë të rrugëve që zgjati 15 minuta dhe me daljen para fakultetit. Rreth orës 19:00, studentët u mblodhën para RTS, për të ndërprerë programin e lajmeve të shërbimit publik në orën 19:30, sepse ky shërbim nuk publikonte informacionet për aktivitetet e tyre, dhe gjithashtu për të kundërshtuar deklaratat që thonë se studentët janë paguar. I gjithë plenumi i fakulteteve të Beogradit që janë në bllokadë thanë se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar, duke aluduar në deklaratën e djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se ai ka plotësuar të gjitha kërkesat e studentëve dhe se tani mund të përfundojnë bllokadat.
Edhe pas përfundimit të Ditari 2, studentët mbetën para RTS, duke mbajtur pankarta dhe duke bërë zhurmë me flauta.
Një ditë më parë, studentët u mblodhën para Presidencës para fjalimit të presidentit Vuçiç, duke thënë se qëllimi i tyre kryesor ishte “prishja e fjalimit të presidentit”. Gjatë fjalimit të presidentit, dëgjoheshin zerat e përplasjes dhe zhurma që ata bënin. Vuçiç tha se sot do të publikoheshin të gjitha dokumentet për rindërtimin e Stacionit të Trenit në Novi Sad, duke akuzuar ata që pretenduan se ato janë fshehur dhe se po udhëhojnë një luftë hibride.
Pas fjalimit të presidentit mbrëmjen e mërkurë, sot gjatë mëngjesit, nga Qeveria e Serbisë ka ardhur një njoftim që tregon se është marrë një vendim për të rritur për 20% shumën e fondeve për shpenzimet materiale të institucioneve të arsimit të lartë për vitin 2025 krahasuar me shumën e fondeve për vitin 2024.
Po ashtu, është marrë një vendim që Ministria e Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës të bëjë publike të gjitha dokumentet që ka në dispozicion, të cilat, sipas tyre, lidhen me mundësinë e kryerjes së një krimi për shkak të shembjes së mbulesës së stacionit të trenit në Novi Sad. Ky është një premtim që Vuçiç dha në fjalimin e tij mbrëmë, kur ai solli edhe dosje me dokumente që, sipas tij, përmbajnë këto informacione.