Khloe Kardashian ka zbuluar se ka filluar të ndjekë terapi pas një periudhe të gjatë që refuzonte këtë mundësi, për shkak të një përvoje të hidhur në të kaluarën. Ajo ka rrëfyer se përvoja e saj e parë me terapinë ishte e dhimbshme, pasi gjatë divorcit nga Lamar Odom, një psikolog kishte shpërndarë informacione private për jetën e saj, duke i shkaktuar asaj një shqetësim të madh.
Fillimi i humbjes së peshës sime ka ndodhur kur kam qenë në proces divorci. Më kujtohet që shkoja te psikoterapisti dhe ndaja disa gjëra shumë personale, të cilat më pas u bëra publike në media. E dija se ky informacion ishte shpërndarë nga ai, sepse nuk kishte asnjë mundësi tjetër që të dilte në media. Pas kësaj, kam vendosur të ndërpres terapinë dhe fillova të ushtrohem në palestër
– ka thënë Khloe në një intervistë për revistën “Bustle”.
Në këtë periudhë të vështirë, Khloe ka shprehur se palestra u bë vendi ku ajo mund të shkarkonte emocionet, pasi nuk e besonte më askënd tjetër.
Vendi ku ndihesha më e sigurt ishte palestra
Përsa i përket informacioneve që terapeuti kishte shpërndarë me tabloidët, ato lidhen me martesën e Khloe-s me Lamar Odom, por ajo ka preferuar të mos japë më shumë detaje për përmbajtjen e tyre. Khloe e ka cilësuar këtë sjellje të terapeutit si “shumë shqetësuese”.
Megjithatë, këtë vit, Kim Kardashian dhe mikesha e saj e ngushtë, Malika Haqq, e kanë inkurajuar të kthehet në terapi. Në fillim, Khloe ka qenë e dyshimtë dhe e ka shprehur këtë, duke thënë se nuk ishte e sigurt nëse terapia ishte e duhura për të.
Por, siç ka treguar tani Khloe, ajo ka ndryshuar mendim dhe po vazhdon terapinë
Tani kam një terapeut të shkëlqyer që është shumë e sjellshme dhe më pëlqen shumë. Ishte Kim që më shtyu për këtë. Ajo ishte shumë insistuese që të provonja. I thashë se do ta bëja për të, por tani e kuptoj që është diçka e mirë për mua
– ka theksuar Khloe. Ajo ka zbuluar gjithashtu se terapeutja i ka sugjeruar që të shkojë në terapi tri herë në javë.