Siç shkruan media boshnjake “Klix.ba“, nga e mërkura (04.12.2024) ka pasur reagime të bujshme nga Milorad Dodik dhe partnerët, ministrat dhe bashkëpunëtorët e tij për shkak të udhëtimit të Kurtit në Sarajevë, ku ai ka mbërritur me ftesë të Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”, ku duhet të marrë pjesë edhe në një seancë të zgjeruar nesër në bashki.
Mirëpo, duhet t’i kujtojmë Dodikut, Kosharcit dhe Neshiqit e të tjerëve se pesë vjet më parë, në qershor 2019, Milorad Dodik, si kryetar i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, i dërgoi një ftesë zyrtare presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që të vinte në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) që u mbajt atë vit në Bosnje dhe Hercegovinë.
“Kam kënaqësinë që mund t’ju ftoj në një darkë për krerët e delegacioneve të organizuar nga Presidenca e Bosnjës e Hercegovinës më 8 korrik”, thuhej ndër të tjera në letrën – ftesë.
Në fund të letrës, Dodik theksoi rolin e rëndësishëm të Hashim Thaçit në nivel ndërkombëtar dhe theksoi se ardhja personale e Thaçit në Sarajevë në konferencë do të kontribuojë ndjeshëm në përcaktimin e sfidave me të cilat përballet kontinenti.